Më datë 15 dhe 16 Korrik 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestarë për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi Penal i Republikës së Kosovës, nën moduli: “Kodi Penal – pjesa e veçantë”.
Temat që do të trajtohen janë: Veprat penale nga kapitulli XXVII, Detyrimi neni 340 i KPRK, Shantazhi neni 341 i KPRK, Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale neni 345 i KPRK 195, Krimi i organizuar neni 283 i KPRK.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
16-07-2019