Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-07-2019

takimi i parë i Rrjetit të Trajnuesve gjyqësor lidhur me Krimin Kibernetikë dhe Provat elektronike, të Këshillit të Evropës

Më dt. 10-12 korrik 2019, në Strasburg të Francës është realizuar takimi i parë i Rrjetit të Trajnuesve gjyqësor lidhur me Krimin Kibernetikë dhe Provat elektronike. Ky takim është mbështetur nga Këshilli i Evropës dhe kanë marr pjesë trajnues gjyqësor dhe përfaqësuese të institucioneve trajnues të më shumë se 20 vende të Evropës, Afrikës, Amerikës Latine dhe Azisë Paqësore.

Qëllimi i këtij takimi ishte që trajnuesit gjyqësor:

  • Të njihen me sfidat aktuale ndërkombëtare në fushën e krimit kibernetikë dhe provave elektronike, përfshirë aspektin në raport me Konventën e Budapestit dhe punën e T-CY;
  • Përshtatja e nevojave të vendeve të cilat janë pjesë e projektit të Këshillit të Evropës lidhur me trajnimin gjyqësor për krimin kibernetikë dhe provat elektronike;
  • Përcaktimi i nevojave, përshtatshmëria dhe hapat që do të ndërmerren lidhur me rrjetin e trajnuesve nacional gjyqësor për krimin kibernetikë dhe provat elektronike.

Fokusi i këtij takimi ishte i përqendruar në ofrimin e shkathtësive të nevojshme për gjyqtarët dhe prokurorët, në fushën e krimit kibernetik sidomos përmes trajnimit dhe krijimit të rrjeteve. Qëllimi i këtij koncepti është që t’ju ndihmohet institucioneve të trajnimit gjyqësor që të zhvillojnë programe trajnuese lidhur me krimin kibernetikë dhe provat elektronike për gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe programet e tilla të integrohen në trajnimet e rregullta të zhvillimit profesional.

Në këtë takim u potencua se zhvillimi i programeve të trajnimit të qëndrueshëm është e vetmja mënyrë efektive për të siguruar që gjyqtarët dhe prokurorët të kenë njohuri të mjaftueshme për të përmbushur rolin e tyre në këtë fushë.

Pjesëmarrësit gjatë këtij takimi ndanë përvojat e tyre, praktikat me të mira si dhe nevojat dhe prioritet që kanë te bëjnë me ketë fushë si dhe hapat që duhet ndërmarr në lidhje me një rrjet të trajnerëve gjyqësorë vendas për krimin kibernetikë dhe provat elektronike.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: një gjyqtarë dhe dy prokurorë, njëherit trajnues të Akademisë në këtë fushë, dhe U.D Koordinatori i Programit.

Shpërndaje :