Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-07-2019

Akademia e Drejtësisë dhe GIZ nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta për vitin 2019-2020 si dhe Memorandum të Mirëkuptimit për Transferimin e të Drejtave të Pronësisë dhe të Drejtave të tjera të Autorit për 4 botime ligjore

Prishtinë 29 korrik 2019, znj. Luljete Hetemi, - u.d. Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë dhe z. Karl Weber – udhëheqës i GIZ - Projekti për Reformat Ligjore dhe Administrative ( GIZ- LARP), kanë zhvilluar një takim.

Në fillim të këtij takimi z. Weber uroi znj. Hetemi për pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë, duke theksuar se GIZ dhe ai personalisht janë në dispozicion të mbështetjes gjatë ushtrimit të këtij funksioni.

znj. Hetemi falënderoi GIZ për përkrahjen e vazhdueshme që i jep Akademisë me qëllim të realizimit të funksioneve  saj.

Temë kryesore e këtij takimi ishte diskutimi për aktivitetet e përbashkëta dhe nënshkrimi i  Marrëveshjes për zbatimin e këtyre aktiviteteve gjatë viteve 2019-2020 si dhe nënshkrimi i disa Memorandumeve të Mirëkuptimit ndërmjet AD-së, GIZ dhe autorëve të botimeve si: Hyrje në sistemin ligjor në Kosovë, Fjalori juridik, Udhëzuesi për procedurën e përgjithshme administrative si dhe Doracaku për të Drejtat e Njeriut të publikuara së fundmi, për kalimin e të drejtës autoriale në pronësi të Akademisë së Drejtësisë. E gjitha kjo me qëllim që këto botime të jenë të qasshme për përfituesit e Akademisë dhe mundësinë e rishtypjes për nevojat e gjyqësorit.

Në fund të takimit z. Weber njoftoi znj. Hetemi se GIZ është në proces të printimit edhe të disa ekzemplarëve të këtyre botimeve, për shkak të kërkesave të mëdha nga gjyqësori dhe komuniteti ligjor në përgjithësi.

Shpërndaje :