Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-07-2019

Aktivitetet e realizuara në kuadër të trajnimit fillestar për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata e VIII)

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të trajnimit teorik janë realizuar gjithsej 20 (njëzetë) sesione trajnuese ku 12 (dymbëdhjetë) sesione nga moduli: Kodi Penal i Republikës së Kosovës, 8 (tetë) sesione nga moduli: “Kodi i Procedurës Penale”.

Nga nën moduli: “Kodi penal – pjesa e përgjithshme” janë realizuar (6) gjashtë sesione trajnuese ku prokurorët e sapoemëruar patën mundësinë të përfitojnë njohuri të reja, mbi këto çështje: Vendi dhe koha e kryerjes së veprës penale, kundërligjshmëria, përgjegjësia penale, fazat e kryerjes së veprës penale, funksioni dhe sistemi i sanksioneve penale, karakteristikat kryesore të ekzekutimit të sanksioneve penale.

Ndërsa nga nën moduli: “Kodi Penal – pjesa e veçanë” janë realizuar 6 (gjashtë) sesione trajnuese ku prokurorët e sapoemëruar patën mundësinë ti zgjerojnë njohuritë rreth veprës penale dhe elementeve të saj.

Në këtë periudhë nga nën moduli: “Shqyrtimi fillestar i dytë, dhe shyqrtimi gjyqësor” janë realizuar 4 (katër) sesione trajnuese ku u shtjelluan: Procedura paraprake-parashtrimi i kallëzimit penal, fillimi dhe kohëzgjatja e hetimeve, pezullimi dhe pushimi i hetimeve, zgjerimi dhe rifillimi i hetimeve, dhe masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit.

Gjithashtu nga nën moduli: “Ekspertiza dhe Analiza” janë realizuar janë realizuar 4 (katër) sesione, dhe u diskutua mbi këto tema: Ekspertimi si veprim procedural në procedurë penale, eksperti  dhe pozita procedurale e tij në procedurë penale, dhe ekspertiza (Deklarata e ekspertit) si provë në procedurë penale.

Gjatë kësaj periudhe janë realizuar 12 ditë trajnim praktik në prokurori konform orarit të përcaktuar, 1 ditë vizitë në institucionin Policor të Kosovës konform orarit të përcaktuar.  

Trajnimin fillestar janë duke e ndjekur (12) prokuror të sapo emëruar.

Shpërndaje :