Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-07-2019

Mbrojtja e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve

Më  05 korrik  2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të PTV-së ka realizuar trajnimin me temë "Mbrojtja e të dëmtuarëve dhe dëshmitarëve". 

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve që përmes diskutimeve dhe prezantimit të praktikave më të mira, si dhe përmes elaborimit të dilemave të lartpërmendura të kontribuoj në mbrojtjen më efikase të dëmtuarve dhe dëshmitarëve gjatë procesit gjyqësor.

Me rasti e këtij trajnimi është trajtuar mbrojtja e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve si kategori e posaçme të cilat  janë normuar  në Kodin e Procedurës Penale Kosovës  si  dhe me ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve e të cilat paraqesin kategori të rëndësishme në procesin penal.  Vëmendje parësore iu kushtua rasteve nga praktika,  kur të dëmtuarit dhe dëshmitarët nuk dëshmojnë për shkak të ndjenjës së rrezikut për shëndetin, jetën e tyre dhe anëtarëve të familjes. Pikërisht për këtë dukuri u veçua konkludimi se në procedurën penale, mbrojtjes së të dëmtuarit dhe dëshmitarëve duhet t’i kushtohet kujdesi i duhur që të njëjtit mos të kenë ndonjë ndërhyrje ose shqetësim eventual nga jashtë dhe brenda.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimeve interaktive, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të paraqesin sfidat dhe vështirësitë që ballafaqohen në praktikë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokuror të nivelit themelor.

Shpërndaje :