Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-06-2011

Etika Gjyqësore dhe Prokuroriale

Më 20 maj 2011, IGJK në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim realizoi modulin e radhës me temë “ Etika Gjyqësore dhe Prokuroriale”.

Objektivë kryesore ishte që pjesëmarrësit pas përfundimit të këtij trajnimi, të jenë në gjendje të njohin sjelljen e mirë dhe të pahijshme në bazë të parimeve dhe rregullave të etikës gjyqësore dhe prokuroriale dhe të zbatojnë praktikat më të mira në këtë fushë duke respektuar Kodin e Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Gjyqtarë dhe Prokurorë.

Çështjet të cilat u trajtuan në kuadër të këtij trajnimi kryesisht ishin; parimet e përgjithshme të Kodit të etikës për gjyqtarë dhe prokurorë, rregullat specifike të etikës, përgjegjësitë gjyqësore dhe jo gjyqësore si dhe risitë e Ligjit mbi Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial sa i përket procedurës së disiplinimit.

Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësve iu mundësua që përmes rasteve praktike të prezantuara  (raste të cilat kanë kaluar në zyrën e prokurorit disiplinor)  të demonstrojnë shkathtësitë e tyre  në identifikimin e sjelljeve jo të mira dhe  shkeljeve etike të paraqitura në këto raste.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët nga gjitha regjionet e Kosovës

Shpërndaje :