Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-11-2011

Tryezë pune: Dëshmitarët e mbrojtur

Më 07 shtator  2011IGJK, ka realizuar një tryezë pune nga lëmia penale, me temë “Dëshmitarët e Mbrojtur”. 

Objektivë kryesore e kësaj tryeze ishte që gjyqtarët dhe prokurorët pas përfundimit të saj do të:

•  Të avancojnë njohuritë e tyre rreth kompetencës lidhur me dëshmitarët e mbrojtur;

•  Të identifikojnë se kur mund të shpallet dëshmitar i mbrojtur një person;

•  Të vlerësojnë efektet e dëshmisë  së këtyre  dëshmitarëve në procedurën penale ;

•  Të shpjegojmë papranueshmërinë e  dëshmisë së dëshmitarëve të mbrojtur si provë në procedurën penale;

•  Të dallojnë rastet se kur shpallet një dëshmitar anonim;

Tryeza u realizua në formë të prezantimit të shkurtër teorik dhe diskutimit të shembujve nga praktika me fokus në rolin e prokurorit dhe gjyqtarit në procesin e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe sfidave të paraqitura gjatë praktikës.

Përfitues  të këtij  trajnimi ishin gjyqtarë dhe  prokuror nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :