Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-09-2011

Tryeza e punës e stafit e IGJK-së për hartimin e dokumenteve të brendshme të IGJK-së

Më 01 deri 04 shtator 2011 në Shqipëri, IGJK në mbështetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – UNDP, realizoi një tryezë pune për stafin e IGJK-së.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte hartimi  i disa udhëzimeve administrative të brendshme dhe hartimi i Manualit për Trajnues të IGJK-së. Këto dokumente do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në ngritjen e kapaciteteve të stafit për komunikim zyrtarë si dhe avancimin e metodologjisë së trajnimeve nga ana e trajnuesve të IGJK-së.

Si rezultat i kësaj tryeze janë hartuar dy udhëzime administrative; Udhëzimi Administrativ për Koordinim të Aktiviteteve me Donator dhe Udhëzimi Administrativ lidhur me Mënyrën dhe Format e Komunikimit Zyrtar si dhe Përgatitjen dhe Trajtimin e Dokumentacionit Zyrtar, ndërsa  është hartuar edhe drafti i parë i Doracakut për Trajnues.

Shpërndaje :