Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-11-2011

Raporti i OSBE SMSL pozitivisht ndikon në Planprogramin 2012 të Institutit Gjyqësor të Kosovës

Me 14-16 nëntor,2011, 23 gjyqtarë dhe prokurorë, stafi i IGJK-së, dhe Këshilltarja speciale e IGJK-së (8 femra dhe 15 meshkuj)morën pjesë në punëtorinë për hartimin e planprogramit me qellim që të zhvillojnë programet trajnuese për vitin 2012 për të tre programet e trajnimit të IGJK-së.

Planprogrami për Programin e Vazhdueshëm të Arsimim Ligjor, Programin Fillestar për Arsimim Ligjor dhe Programin e Trajnimit për Avancim do të adresojnë nevojat trajnuese të nevojshme sipas Ligjit të ri mbiGjykatat dhe të Ligjit të ri të Prokurorive.

Përveç kësaj, programet e trajnimit përfshijnë edhe temat e rekomanduara në raportet e SMSL të OSBE-së. Për shembull, rekomandimet në raportin mbi trafikimin të lëshuar së fundmi janë përfshirë në programin e kursit të trafikimit për 2012. Siç u tha edhe nga
Prokurori Special, Besim Kelmendi, "kjo është shumë e dobishme për të punuar direkt me Këshilltaren Speciale të OSBE-së për të siguruar se programi ekzistues i yni për trafikimin i  adreson rekomandimet e raportit të trafikimit të OSBE-së. Kjo siguron që puna e vëzhguesve
ligjorë të SMSL vjen në rreth të plotë për të ndikuar në trajnim substancial për gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës. "

Shpërndaje :