Seminar - PVAL
Tema: E Drejta Evropiane në praktikë-hyrje dhe përqëndrim në të drejtën penale
Nga data 8 deri 11 nëntor 2010, IGJK në bashkëpunim me Programin e Binjakëzimit për Reformim të Sistemit të Arsimimit Ligjor në Kosovë (EU-LER), mbajti një trajnim katër ditor me temën e lartshënuar.
Gjatë trajnimit, nga ana e trajnuesve ndërkombëtar dhe vendor të çertifikuar nga kjo lëmi u trajtuan çështjet lidhur me të drejtën evropiane, historinë, instrumentet dhe strukturën organizative të saj. Gjithashtu gjatë trajnimit u diskutuan problemet të cilat shfaqen në praktikë rreth zbatimit të së drejtës evropiane si e drejt mbinacionale, e cila mbizotëron në rastet kur ka kolizon të ligjeve të shteteve anëtare të BE-së.
Objektivat kryesore të këtij trajnimi ishin krijimi i mundësive për përfituesit që të:
• dallojnë strukturën organizative dhe juridiksionin e instrumenteve të BE-së;
• identifikojnë epërsinë e të Drejtës Evropiane si e drejtë mbi-nacionale;
• të interpretojnë burimet ligjore të së Drejtës Evropiane si: traktatet, rregulloret, urdhëresat, direktivat dhe efektet e tyre në të drejtën nacionale;
• interpretojnë rastet se kur dhe kush ka të drejtë që ti drejtohet Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të fushës penale dhe prokurorë të të gjitha niveleve nga të gjitha regjionet e Kosovës.
08-11-2011