Tryezë pune
Moduli: “Zhvillimi i Shkathtësive të Përfaqësimit gjatë Gjykimit”
Më 16 deri më 18 Nëntor 2011,IGJK në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim (PTA) në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-ve, OPDAT, dhe Institutin Kombëtar të Avokimit gjatë Gjykimit (NITA) nga SHBA-të, ka realizuar një tryezë pune tre ditore me temën “Ndërtimi i Shkathtësive të Përfaqësimit gjatë Gjykimit”.
Çështjet të cilat u trajtuan në këtë trajnim praktik kishin të bënin me teknikat e marrjes në pyetje të drejtpërdrejtë, të tërthortë, vënien në dyshim dhe rimarrjen në pyetje të pandehurve, dëshmitarëve dhe ekspertëve, si dhe teknikat e paraqitjes së fjalës hyrëse dhe argumentimit përfundimtar, si nga ana e prokurorit ashtu edhe nga ana e avokatit mbrojtës.
Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësve ju mundësua që përmes punës në grupe të demonstrojnë shkathtësitë e tyre të përfaqësimit gjatë gjykimit, duke punuar rreth një rasti praktik dhe duke përdorur teknikat e prezantuara nga trajnuesit e këtij trajnimi.
Me këtë rast të gjitha prezantimet e pjesëmarrësve janë incizuar, dhe atyre u janë dhënë sugjerime për përmirësimin e prezantimit të rasteve në gjykatë.
Në fund të trajnimit pjesëmarrësve u janë shpërndarë çertifikata për përfundimin me sukses të trajnimit.
Përfitues të këtij trajnimi ishin, gjyqtarë, prokurorë, avokat dhe zyrtarë nga MD.
16-11-2011