Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-01-2010

Tryezë Diskutimesh-Penale:Autorizimet e prokurorit publik

Instituti Gjyqësor i Kosovës më 19 janar  2010 realizoi tryezën e diskutimeve me temë Autorizimet e Prokurorit Publik. Në këtë sesion trajnues  janë  trajtuar  çështje të rëndësishme lidhur me kompetencat  e prokurorit publik rreth dhënies së autorizimeve policisë për kryerjen e veprimeve hetimore  dhe çështjeve tjera rreth mbledhjes së provave. Gjithashtu u diskutua edhe për raportet e prokurorisë me doganat në kuadër të së cilave funksionojnë  njësitë e hetimit dhe me gjykatën ku prezantohen dhe arsyetohen provat. Me këtë rast u theksua se mosfunksionimi i policisë gjyqësore po paraqet një vështirësi  tejet të madhe për punën e prokurorisë.

Shpërndaje :