Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-01-2010

Seminar Tema: “Rëndësia dhe Ndikimi i të Drejtës së BE- së në të Drejtën Vendore

Më 13 janar 2010 IGJK në bashkëpunim me Projektin e Binjakëzimit, një program i cili mbështetë Reformën e Sistemit të Arsimimit Ligjor në Kosovë, mbajti një sesion trajnues me temë “Rëndësia dhe Ndikimi i të Drejtës së BE – së në të Drejtën Vendore”. 

Qëllimi kryesor i këtij seminari ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve tjerë gjyqësor të Kosovës lidhur me të Drejtën e BE-së dhe zbatimin konkret të sajë në praktikë. Çështjet kryes ore që u trajtuan në këtë seminar kishin të bënin me: lidhjen në mes të drejtës së BE-së dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Sistemin e mjeteve juridike sipas të drejtës së BE-së, detyrat dhe përgjegjësit e gjyqtarit vend or brenda kësaj k ornize, epërsinë e të drejtës së BE-së mbi të drejtën vend ore si dhe të drejta procedurale civile të BE-së. Në këtë seminar në cilësinë e eksperteve ishte z. Dr. Donat Ebert dhe z.Dieter Rugge ekspertë të Projektit të Binjakëzimit.

Shpërndaje :