Më 12 shkurt 2010 është realizuar seminari me temë “Paraburgimi dhe Burgimi për të Mitur ”.
Në këtë seminar janë trajtuar këto çështje: të drejtat e të miturit në rastet kur ai është kryes i veprës penale, procedura ndaj të miturit në rastet e caktimit të paraburgimit, njoftimi i të miturit për veprën penale për të cilën akuzohet si dhe qëllimi i caktimit të Burgut për të Mitur.
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë dhe prokurorë që shqyrtojnë rastet e të miturve, bashkëpunëtorë profesional si dhe pjesëtarë nga Policia e Kosovës .
12-02-2010