Më 24 janar 2013, IGJK në bashkëpunim me RIPA International, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, në kuadër të Projektit ” Fuqizimi i Politikave kundër-korrupsionit dhe Integrimi i Kosovës në BE”, ka realizuar një trajnim për stafin e IGJK-së me temë “Gjenerimi i fondeve të BE-së”.
Qëllimi i trajnimit ishte që stafi i IGJK-së të avancoj shkathtësitë për gjenerim të fondeve të BE-së për të hartuar propozime për zhvillimin dhe promovimin e aktiviteteve të IGJK-së. Kjo tryezë u kombinua me ushtrime praktike, pyetje përgjigje si dhe diskutime të shumta.
Në fokus të trajnimit ishte prezantimi i fondeve dhe burimeve mbështetëse të BE-së, zhvillimi i propozimit brenda afatit kohor dhe planit të veprimit, përgatitja e ofertës dhe kompletimi i dokumenteve për ofertim, procesi i vlerësimit të ofertës, gabimet më të shpeshta gjatë procesit si dhe këshilla për evitimin e gabimeve gjatë ofertimit të propozimit për gjenerim të fondeve të BE-së
24-01-2013