Instituti Gjyqësor i Kosovës më 9 mars 2010 ka realizuar një seminar lidhur me trafikimi me njerëz.
Temat të cilat u shtjelluan gjatë këtij seminari janë përqendruar në çështjet që kanë të bëjnë me identifikimin dhe kuptimin e veprave penale që janë objekt i trafikimit me njerëz si dhe dallimin në mes të kontrabandimit me migrantë dhe të trafikimit me njerëz. Me këtë rast u theksua se trafikimi me njerëz është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe shkelja e këtyre të drejtave meriton ndëshkim të ashpër. Këtë seminar e përshkoj diskutimi i shembujve praktik, duke zbatuar edhe punën në grupe, ndërsa përfitues të tij ishin gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtor profesional të gjykatave dhe prokurorive të Kosovës
09-03-2010