Më 16 mars 2010, IGJK ka realizuar tryezën e punës me temën e përmendur më lartë. Në këtë tryezë janë diskutuar çështjet lidhur me shqyrtimin paraprak të padisë dhe shqyrtimi paraprak i përgjigjes në padi.
Gjatë kësaj tryeze u diskutua lidhur me parregullsitë eventuale të padisë, rrjedhën e procedurës, aktvendimet e gjykatës, kompetenca, afati si dhe të gjitha elementet e kësaj faze të rëndësishme për përgatitjen e seancës për shqyrtim përgatitor dhe kryesor. Gjithashtu janë prezantuar raste praktike si dhe puna në grupe.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtar gjyqtarët të lëmis civile nga të gjitha regjionet e Kosovës .
16-03-2010