Më 07 prill 2010, IGJK në bashkëpunim me Deloitte Consulting të përkrahur nga USAID, ka mbajtur seminarin nga e Drejta e Pronësisë me temën e lartpërmendur.
Çështjet e trajtuara në këtë seminar kishin të bënin lidhur me; aspektet ligj or e të çështjeve që ndërlidhen me pengun; marrëveshjen e pengut; pengun dhe të drejtat e palëve të treta; regjistrimin e pengut jo-posedues; zbatimin e pengut, Hipotekën, marrëveshjen e hipotekës; efektet e hipotekës; rap or tin me palët e treta dhe zbatimin e hipotekës.
Ky seminar u përqendrua veçmas në pjesën e Ligjit për Pronësinë dhe të Drejtat Tjera Send or e që ka të bëj shprehimisht me Pengun dhe Hipotekat, me ç’rast u dhanë sqarime detale për procedurat e rregullta dhe të ligjshme që ndërlidhen me pengun dhe hipotekat dhe mënyrat se si ato mund të ndikojnë në transaksionet individuale, në shoqëritë tregtare dhe kredit or ë të ndryshëm siç janë bankat.
Në seminar u aplikua një metodologji bashkëkoh or e përmes prezantimit të shkurtër, diskutimit në grupe, dhe shqyrtimit të rasteve hipotetike.
Përfitues të këtij seminari ishin gjyqtarët e lëmis civile të të gjitha regjioneve të Kosovës duke përfshirë gjyqtarët e Gjykatës Ekonomike të Qarkut dhe bashkëpunët or ët profesional.
07-04-2010