Më 14 prill 2010, është realizuar një seminar nga lëmi i kundërvajtjes me temën e lartpërmendur. Gjatë këtij seminari u bënë vështrime të përgjithshme lidhur me procedurën kundërvajtëse ndaj të miturve, në veçanti u diskutua lidhur me trajtimin e veprave kundërvajtëse të kryera nga të miturit nga rendi dhe qetësia publike si dhe lëmia e komunikacionit rrugor. Në këtë seminar janë diskutuar edhe problemet lidhur me legjislacionin e kundërvajtjes për të cilin u tha se është i vjetruar, i paqartë, dhe nuk i plotëson shumë standarde. Si rezultat i kësaj gjendjeje është krijuar një situatë jo e mirë kur dihet fakti se gjykatat janë të obliguara të zbatojnë me prioritet Konventën për të Drejtat e Fëmijëve dhe konventa të tjera. Qëllimi i këtij seminari ishte ngritja e nivelit të trajtimit adekuat të të miturve në procedurën kundërvajtëse.
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë të gjykatave për kundërvajtje nga të gjitha regjionet e Kosovës.
14-04-2010