Më 23 prill 2010, IGJK në bashkëpunim me USAID/NCSC ka realizuar një tryezë diskutimesh me temën e theksuar më lartë.
Në kuadër të kësaj tryeze janë shtjelluar vlerat që janë normuar me Kodin e Etikës, e posaçërisht u theksuan çështjet e paanshmërisë si parim kryesor i trajtimit të barabartë të palëve. Çështja e paanshmërisë u diskutua përmes rasteve praktike ku u demonstruan role të ndryshme të kësaj vlere juridike e cila duhet të respektohet denjësisht nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Qëllimi i kësaj tryeze ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me parimin e pavarësisë dhe paanshmërisë si koncepte udhëheqëse në punën e tyre.
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha regjionet e Kosovës.
25-04-2010