Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-05-2010

Seminar mbi Hetimin dhe Ndjekjen e Krimeve të Ndërlikuara

Më 03-07 maj, 2010, Instituti Gjyqësor të Kosovës në bashkëpunim të ngushtë dhe nën financimin e Departamentit të Drejtësisë nëpërmjet OPDAT dhe ICITAP Programe Tejoqeanike, organizoi një trajnim në temën: Hetimi dhe Ndjekja e Krimeve të Ndërlikuara. Z. Jon Smibert dhe z. Duncan T. Brown, Prokurorë Federale të SHBA-ve e realizuan trajnimin në fjalë.

Qëllimi i të dy trajnerëve përmes prezantimeve themelore mbi:

 -Mbledhjen e provave në një rast të krimit të organizuar, 

-Përpilimit të raporteve, prezantimit të përmbledhjes së provave,

-Zhvillimin e strategjive për të qenë dëshmia e oficerëve policorë provë e  pranueshme,

-Intervistimin dhe dëshmimin e viktimave, dëshmitarëve dhe të pandehurve,

-Shfrytëzimin e burimeve, informatorëve, bashkëpunëtorëve,

-Përgatitjen e dëshmitarëve për gjykatë, dhe zbatimin e teknikave të strukturuar të pyetjes, 

-Si, prezantimi i deklaratës hyrëse, marrjes në pyetje të drejtpërdrejtë, tërthortë dhe prezantimin e fjalës përfundimtare

Ishte për të përcjellë tek pjesëmarrësit njohuri themelore dhe t’i zhvillojnë aftësitë e tyre praktike përmes punës në grupe se si t’i zbatojnë teknikat e mësuara në profesionin e tyre.

Përfituesit e këtij trajnimi ishin prokurorët, kandidatët e gjeneratës së parë të PFAL dhe oficerët e policisë nga të gjitha regjionet.

Shpërndaje :