Më 23 shtator 2010 IGJK ka realizuar seminarin me temë “Roli i Zyrës së Prokurorit Disiplinor” në kuadër të të cilit janë diskutuar roli dhe kompetencat e zyrës së prokurorit disiplinor.
Temat të cilat u analizuan gjatë këtij sesioni trajnues kryesisht janë përqendruar në përgjegjësitë dhe obligimet e Zyrës së Prokurorit Disiplinor si dhe çështjet që i përkasin zhvillimit të proceduarave disiplinore kundër gjyqtarëve, gjyqtarëve porotë dhe prokurorëve. Me këtë rast u konkludua se Zyra e Prokurorit Disiplinor nuk është themeluar që të ndikoj në pavarësinë e gjyqtarit apo prokurorit, por që ta forcoj atë dhe të rrit besimin qytetarëve për sistemin gjyqësor dhe prokurorial si dhe ta forcoj sundimin e ligjit.
Pjesëmarrës të këtij trajnimi ishin gjyqtarë nga të gjitha regjionet e Kosovës.
23-09-2010