IGJK më 07 shtator 2010 ka realizuar tryezën e diskutimeve me temën e lartpërmendur. Gjatë kësaj tryeze janë diskutuar çështjet rreth kushteve për rehabilitim ligjor dhe rehabilitim gjyqësor duke përfshirë procedurat që duhet të zbatohen për të zbatuar në jetë cilindo qoftë nga rehabilitimet e përmendura.
Me këtë rast u bë diskutimi i çështjeve problematike nga këndvështrimi praktikë i zbatimit të dispozitave ligjore që rregullojnë këtë sferë. Në veçanti u theksua mos ekzistimi i një baze të të dhënave, ku do të evidentoheshin personat ndaj të cilëve është bërë rehabilitimi për faktin se rehabilitimi i cilit do lloj qoftë ka ndikim pozitiv në risocializimin dhe ri integrimin e personave të dënuar si dhe rikthimin e prestigjit dhe adaptimin e tyre në jetën qytetare.
Pjesëmarrës të kësaj tryeze ishin gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtorë profesional nga të gjitha regjionet e Kosovës.
07-09-2010