Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-02-2013

Vizitë Studimore në Akademinë Gjyqësore të Gjermanisë - në Wustrau

Qëllimi kësaj vizite ishte njoftimi i anëtarët e Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës me strukturën organizative dhe funksionimin e Akademisë Gjyqësore të Gjermanisë.

Në kuadër të kësaj vizite, pjesëmarrësit u njoftuan me organizimin dhe funksionimin  e Akademisë Gjyqësore Gjermane. Çështjet e prezantuara në ditën e parë dhe të dytë të programit, kishin të bënin me organizimin dhe funksionimin e Akademisë, përfshirë përbërjen, rrolin dhe funksionimin e Programit të Konferencës” (Bordi i Akademisë), përgjegjësitë dhe rolin e drejtorit të Akademisë, çështjet financiare, marrëdhëniet ndërkombëtare, komunikimin dhe bashkëpunimin e Akademisë. Gjatë prezantimeve nga drejtori i Akademisë Gjyqësore gjermane, fokusi kryesor ishte tek struktura dhe përmbajtja e trajnimeve fillestare dhe të vazhdueshme, hartimi i kurrikulës trajnuese, administrimi i pjesëmarrësve, trajnimet në distancë, vlerësimi i trajnimeve, qëndrueshmëria etj. Në ditën e tretë të vizitës, pjesëmarrësit realizuan një takim në Shoqatën e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të Gjermanisë ku u pritën nga kryetari i sajë. Me  këtë rast ata u njoftuan me organizmin, detyrat dhe rolin e shoqatës në trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe u shkëmbyen ide për bashkëpunim në të ardhmen. Në fund të programit u realizua një takim në Departamentin e trajnimit fillestar dhe të vazhdueshëm për landet Berlin dhe Brandenburg. Aty u diskutua për organizimin e provimeve shtetërore dhe trajnimeve fillestare në nivel shtetërorë për juristë, si dhe organizimin e programit të vazhdueshëm për gjyqtarë dhe prokurorë në nivel shtetëror. Pjesëmarrës të kësaj vizite ishin anëtarët e Këshillit Drejtues të IGJK-së të cilët janë edhe përfaqësuesit më të lartë të gjyqësorit dhe prokurorisë në Kosovë si dhe Drejtori i IGJK-së.  


Shpërndaje :