IGJK më 08 tetor 2010, ka mbajtur seminarin nga lëmia kushtetuese me temë “Procedura në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”.
Objektivat kryesore të këtij seminari ishin: Identifikimi i rasteve kur Gjykata Kushtetuese vendos për çështjet e ngritura para saj në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar, klasifikimi i subjekteve të autorizuar për të filluar këtë procedurë, shpjegimi i rasteve kur deputetët kanë të drejtë të kontestojnë kushtetutshmërinë e çfarëdo ligji ose vendimi të miratuar nga Kuvendi.
Me këtë rast janë trajtuan temat si; heqja dorë e palës nga procedura në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, përmbarimi i vendimeve, rastet kur gjyqtarët kanë të drejtë t’i referojnë Gjykatës Kushtetuese çështje lidhur me përputhshmërinë kushtetuese të një ligji si dhe u diskutuan raste nga praktika gjyqësore aktuale në Gjykatën Kushtetuese.
Qëllimi i seminarit ishte avancimi i njohurive të përfituesve lidhur me procedurën para Gjykatës Kushtetuese.
Përfitues të këtij seminari ishin gjyqtarë dhe prokurorë të të gjitha niveleve nga të gjitha regjionet e Kosovës
08-10-2010