Më 12 tetor 2010, IGJK në bashkëpunim me Programin për Përkrahje Sektorit të Drejtësisë në Kosovë, USAID/NCSC, realizoj një tryezë pune lidhur me etikës gjyqësore dhe prokuroriale në Kosovë.
Për realizmin e suksesshëm të kësaj tryeze pune objektivat mësimore ishin dizajnuar në atë mënyrë që pjesëmarrësit të janë në gjendje që të klasifikojnë shkeljet etike, të përshkruajnë veprimet e tyre në raport me mediat, të shpjegojnë rëndësinë e kodit të etikës si një instrument për garantimin e integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Gjatë tryezës janë trajtuar çështje të rëndësishme lidhur me kodin e etikës duke u përqendruar në rregullat e normuara nga ky kod, të cilat përcaktojnë sjelljen standarde për garantimin e integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pastaj u diskutua se cili është raporti me media si dhe është demonstruar një rast praktik përmes luajtjes së roleve.
Kjo tryezë pati një sukses të shkëlqyeshëm dhe kjo tregohet me faktin e prezencës dhe interesimit të pjesëmarrësve në parashtrimin e pyetjeve dhe shembujve praktik me qëllim të interpretimit profesional nga trajnuesit.
Përfitues ishin, gjyqtarë, prokurorë, bashkëpunëtorë profesional dhe administrator nga të gjitha regjionet e Kosovës
12-10-2010