Nga 5 deri 9 korrik 2010, IGJK në bashkëpunim me Programin e Binjakëzimit i cili mbështetë reformimin e sistemit të arsimimit ligjor në Kosovë, mbajti një trajnim pesë ditor nga e Drejta e BE-së me temën e lartpërmendur.
Në këtë trajnim u trajtuan çështjet lidhur me:
Të Drejtën Evropiane-Historia e saj,
Struktura organizative e Bashkimit Evropian,
Lidhja në mes të Drejtës Evropiane dhe Konventës Evropiane mbi të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut,
Burimet e së Drejtës Evropiane,
Epërsia e së Drejtës Evropiane mbi të Drejtën Kombëtare, si dhe
Liritë fondamentale në të Drejtën Kombëtare.
Gjatë këtij trajnimi u trajtuan shumë shembuj nga praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë si dhe u bë analizimi i këtyre rasteve nga pjesëmarrësit.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të cilët punojnë në lëmin penale dhe prokurorë nga të gjitha regjionet e Kosovës.
05-09-2010