Trajnimet në kuadër të Programit për Avancim të gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë vazhduar në shtator fillimisht me modulin Menaxhimi i Rasteve dhe modulin Krimi i Organizuar.
Në modulin Menaxhimi i rasteve i cili mbështetet nga USAID/NCSC -Programi për Mbështetjen e Drejtësisë në Kosovë, trajtohen standardet më të larta të parimeve dhe teknikave për menaxhimin e lëndëve.
Ndërkaq në modulin - Krimi i Organizuar trajtohen format e krimit të organizuar ( trafikimi me qenje njerëzore, krimin financiar, korrupsionin, pastrimin e parave dhe ekonominë joformale), si dhe për metodat e luftimit të këtyre dukurive.
Trajnimet për nivel qarku janë duke u mbajtur çdo të marte ndërsa për nivelin suprem çdo të premte.
Modulet që aktualisht janë duke u shtjelluar kanë nga tri cikle si për nivelin e qarkut ashtu edhe për atë suprem.
01-09-2010