Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-10-2010

Tryezë Pune: Penale Mbrojtja e të Dëmtuarve dhe Dëshmitarëve

Më 19 tetor 2010, IGJK, organizoj një tryeze pune në lëminë penale kushtuar “Mbrojtjes së të Dëmtuarve dhe Dëshmitarëve”.

Objektivat mësimore për këtë teme ishin hartuar në atë mënyrë që pjesëmarrësit të janë në gjendje të bëjnë identifikimin e kohës së aplikimit të masave mbrojtëse, kategorizimin e këtyre masave, vlerësimin se kur kërkohet anonimiteti i plotë apo i pjesshëm i personave që paraqesin dëshminë e tyre.

Qëllimi i tryezës ishte eliminimi i disa dilemave që paraqiten me rastin e mbrojtjes së të dëmtuarve dhe dëshmitareve.  Përveç trajtimit të veçantë të temave nga paneli drejtues dominoj edhe diskutimi interaktiv me të gjithë të pranishmit lidhur, me masat mbrojtëse ndaj dëshmitarëve dhe të dëmtuarve, kohën e shfaqjes së rrezikut serioz ndaj tyre dhe anëtarëve të familjes se tyre si dhe, procedurën e nevojshme për lëshimin e një urdhri për masa të tilla mbrojtëse, të gjitha në këndvështrim të rëndësisë praktike.

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarë dhe prokurorë të të gjitha niveleve si dhe bashkëpunëtorët profesional

Shpërndaje :