Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-11-2010

Tryezë Pune Draft -Hartimi i PVAL-2011

Nga data 01 deri 03 nëntor 2010, IGJK-së në bashkëpunim me Programin e Binjakëzimit i cili mbështetë reformimin e sistemit për arsimim ligjor (EU-LER) organizuan sesionin e parë tre ditor të një trajnimi për trajnues lidhur me të Drejtën e BE-së.

Objektiv i seminarit ishte që në rastet e trajnimeve për të Drejtën e BE-së, pjesëmarrësit të mësojnë si të bëjnë vlerësimin e nevojave, dizajnojnë kurset trajnuese, adaptojnë mënyrat e ndryshme te të mësuarit dhe të rrisin pjesëmarrjen dhe të mësuarit në vazhdimësi.

Njohja me ambientin rrethues, përzgjedhja e objektivave mësimore dhe temave trajnuese, strukturimi i materialit trajnues, metodat e prezantimit, mjetet e komunikimit dhe metodologjia e prezantimit ishin temat kryesore të këtij sesioni.

Qëllimi i trajnimit ishte që trajnuesve të IGJK-së, tu ofroj një qasje praktike të zhvillimit të shkathtësive të prezantimit.

Ky trajnim do të vazhdoj dhe do të mbyllët me kurset tjera përmbajtësore në fushën e së drejtës së BE-së.

Pjesëmarrës ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit komunal dhe të qarkut nga të gjitha regjionet, si dhe prokurorëtë prokurorisë speciale.

Shpërndaje :