Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-11-2010

Seminar Pena;e: Ndjekja sipas Padise Private sipas Propozimit dhe Paditësit Supsidiar

Më 04 nëntor 2010, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar sesionin trajnues në lëmin penale, me temën e lartpërmendur.

Objektivat trajnuese ishin dizajnuar ashtu që pjesëmarrësit të janë gjendje që të përkufizojnë se për cilat raste penale ngritët padia private, të dallojnë paditësin privat dhe paditësin subsidiar, të identifikojnë se kur dhe kush është paditës subsidiar, të vlerësojnë  të drejtat dhe procedurat e kalimit të dëmtuarit në cilësinë e paditësit privat.

Gjatë këtij seminari pjesëmarrësit  përfituan  praktikat  më të përshtatshme të mundshme, se kur dhe cilët persona mund të jenë paditës subsidiar me qëllim që të ndërmarrin  ndjekjen penale, e  cila dallon thellësisht nga ndjekja penale e cila iniciohet sipas padisë private për kategori të veprave penale të natyrës më të lehtë.

Pjesëmarrës të këtij trajnim ishin gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtor profesional.

Shpërndaje :