Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-09-2019

Masat për sigurinë e pranisë së të miturit në procedurë penale

Më 10 shtator 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Trajnimit të Vazhdueshëm,  ka realizuar  trajnimin me temë “Masat për sigurinë e pranisë së të miturit në procedurë penale”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve që përmes diskutimeve dhe prezantimit të praktikave më të mira, si dhe elaborimit të rasteve nga praktika të zbatohen drejtë dispozitat ligjore që rregullojnë këtë fushë si dhe masat edukative dhe dënimet për të mitur.

Me rastin e këtij trajnimi u potencua që ndaj të miturit i cili ka ra ndesh me ligjin mund të urdhërohet arresti i përkohshëm, ndalimi policor dhe paraburgimi vetëm si masë e fundit për një kohë sa më të shkurtër. Gjithashtu, u  vu në pah se në praktikë  ndodhin raste që në procedurën ndaj të miturve, paraburgimi si masë e fundit nuk është caktuar sipas mënyrës dhe kushteve të parapara nga KDM. Vëmendje iu kushtua rasteve, kur prokurori për të mitur i propozon gjykatës caktimin e masës se paraburgimit për të miturin, duke përfshire kushtet ligjore që duhet plotësuar në rastet e caktimit të këtyre masave. Prandaj nga diskutimet e përbashkëta ofruan zgjidhjet më të mira dhe në pajtim me dispozitat ligjore të cilat e rregullojnë këtë fushë.

Përfitues në këtë trajnim ishin: gjyqtarë dhe prokurorë nga Departamenti për të Mitur  nga regjione të ndryshme të Kosovës.

Shpërndaje :