Më 10 nëntor 2010 IGJK organizoi seminarin me temë “Detyrimi Ligjor për Ushqim”. Fokusimi në këtë seminar ishte në shtjellimin e temave si: detyrimin ligjor për ushqim, bazën ligjore dhe kompetencën lëndore lidhur me këtë detyrim, ushqimin e bashkëshortëve, fëmijëve, prindërve dhe personave të tjerë në gjini si dhe kushtet me ndikim për lartësinë e ushqimit.
Rëndësia e këtij trajnimi konsiston në atë se gjyqtarët pas përfundimit të tij do të jenë në gjendje:
Të identifikojnë dhe shpjegojnë bazën ligjore për caktimin e detyrimit ligjor për ushqim, Të dallojnë dhe shpjegojnë kompetencën lëndore të gjykatës në kontestet për ushqim, Të zbatojnë kushtet me ndikim për caktimin e lartësisë së ushqimit,
Të dallojnë specifikat e detyrimit të ushqimisë nga detyrimet tjera,
Ti vlerësojnë veçoritë dhe specifikat e llojeve të ushqimisë sipas Ligjit për Familjen i Kosovës (LFK),
Të identifikojnë dhe zbatojnë drejtë mënyrën e caktimit të detyrimit të ushqimisë dhe shuarjen e të drejtës se ushqimisë.
Përfitues të këtij seminari ishin gjyqtarët e gjykatave të qarkut dhe atyre komunale nga të gjitha regjionet e Kosovës.
10-11-2010