Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-09-2019

Program i Specializuar trajnimi për Prokurimin Publik të Kosovës Sesioni II

Më 12-13 shtator 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, realizoi trajnimin dy ditor me temën “Program i Specializuar - Trajnimi për Prokurimin Publik të Kosovës – Sesioni II”.

Qëllimi i këtij trajnim avancimi njohurive të pjesëmarrësve rreth implementimit të kontratës, hetimit dhe gjykimit të veprave penale të kësaj natyre.

Gjatë këtij trajnimi u trajtuan: faza e implementimit të kontratës, vlerësimi i nevojave/ përcaktimi i kërkesave, përgatitja/procesi i dizajnimit dhe përgatitja dokumenteve të ofertimit, zgjedhja e kontraktorit dhe faza e dhënies së çmimit. Me theks të veçantë u theksuan  skemat korruptive dhe problemet e ndërlidhura me mashtrim, si të bëhet planifikimi i hetimit dhe ndjekja.

Po ashtu u trajtuan edhe pagesa e haraçit, konflikti i interesit, skemat e kurdisjes së ofertave, ofertomi konspirativ, skemat mashtruese, përmbajtja e planit të hetimit, identifikimi i burimeve të informacionit, planifikimi i kontrollit të shtëpisë dhe përgjimi, planifikimi i përdorimit të informatorëve si dhe planifikimi i gjurmimit të aseteve.

Përfitues të këtij sesioni trajnues ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelore nga regjionet të ndryshme të Kosovës.

Shpërndaje :