Më datë 16 dhe 17 Shtator 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi i Procedurës Penale, nën moduli: “Aktakuza dhe procedura e shqyrtimit”.
Çështjet që po shtjellohen janë: Ndryshimi, zgjerimi dhe hudhja e aktakuzës, Përfaqësimi i aktakuzës nga Prokurori i Shtetit në fazat e shqyrtimit gjyqësor dhe Propozimi për plotësimin e procedurës me prova ne mbështetje të aktakuzës.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
16-09-2019