Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-09-2019

Shkrimi dhe arsyetimi ligjor-civile

Më 17-18 shtator 2019, Akademia e Drejtësisë me përkrahjen e USAID-it organizoj trajnimin me temë: “Shkrimi dhe arsyetimi ligjor”. Ligjërues në këtë trajnim përveç trajnuesve vendor ishte edhe gjyqtari z. Russell F. Canan, ekspert nga USAID-i.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve në lëmin e shkrimit dhe arsyetimit ligjor nëpërmes zbatimit të standardeve bashkëkohore në këtë fushë.

Në ditën e parë të trajnimit u trajtuan: Hartimi paraprak, organizimi dhe lista e kontrollit dhe çelësi për aktgjykimet e shëndosha me shkrim dhe me gojë, metoda IRAC e të shkruarit ligjor dhe aplikimi praktik i saj dhe Pranimi i parashtresës dhe vlerësimi formal i lejueshmërisë se procesit gjyqësor dhe shkathtësitë e shkrimit dhe arsyetimit ligjor për gjyqtarë.

Në ditën e dytë u trajtuan: Struktura dhe përmbajtja e vendimeve gjyqësore sipas dispozitave të LPK-së dhe Arsyetimi i vendimeve gjyqësore (analizë e konstatimit të fakteve, vlerësimit  të provave  dhe zbatimit të normës juridikej).

Shkrimi dhe arsyetimi ligjor është pjesë e punës së përditshme për secilin gjyqtarë dhe zyrtarë të gjykatave dhe prokurorive, prandaj është edhe parakusht për ngritjen e cilësisë se vendimeve gjyqësore dhe akteve të tjera, e rrjedhimisht edhe parakusht për efikasitetin dhe besueshmërinë e publikut në vendimet gjyqësore.

Pas një shqyrtimi të gjithanshëm për metodën ÇRAK-IRAC-anglisht (Çështja, Rregulli, Analiza dhe Konkluzioni) u potencua se përbëhet prej elementeve themelore të përmendura të analizës ligjore. Është proces nëpërmjet të cilit të gjithë gjyqtarët dhe juristët mendojnë rreth çdo problemi ligjor. Nëpërmjet zbatimit të kësaj formule reduktohet kompleksiteti i ligjit në një ekuacion të thjeshtë. Kjo metodë është e dobishme sepse i jep lexuesit të aktgjykimit një kuptim fillestar të çështjes, dhe e tregon rrugëtimin e ndjekur për analizën e bërë nga gjykata.

Në këtë trajnim u potencua se shkrimi i mirë ligjor karekterizohet me saktësinë, karakterin analitik, organizimin e mirë, me plotënin, konkretësinë, logjikën, korrektësinë, arsyetimin bindës dhe qartësinë.

Gjatë këtij trajnimi u përdoren metodat e shpjegimit teorik, duke u bazuar në raste studimore dhe nga praktika duke u shoqëruar me diskutime interaktive të lehtësuara nga trajnuesit, përmes analizës dhe shtjellimeve të tematikës, me fokus në zbatimin e parimeve dhe shkathtësive të shkrimit ligjor, metodës ÇRAK (IRAC) të të shkruarit ligjor dhe teknikave të hulumtimit ligjor si dhe përmes detyrave dhe rasteve praktike.

Përfitues në këtë trajnim ishin gjyqtarët dhe bashkëpunëtorët profesional e të gjitha niveleve në Republikën e Kosovës.

Shpërndaje :