Më 24-25 Shtator 2019, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me EULEX në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), janë duke realizuar trajnimin me temë “Forcimi i kapacitetit të Prokurorëve dhe Zyrtarëve Ligjorë të SPRK-së për të ndjekur rastet e terrorizmit”.
Në kuadër të këtij trajnimi janë duke u trajtuar: Veçantitë dhe sfidat në ndjekjen e rasteve të terrorizmit në Kosovë, ndjekja e rasteve te terrorizmit dhe krimeve të tjera të rënda - përgatitja e procedurës paraprake dhe mbrojtja e dëshmitarëve, marrja e tërthortë në pyetje e te dyshuarve, fjala përfundimtare dhe ankesat,
Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorë dhe Zyrtarëve Ligjorë të SPRK-së.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
24-09-2019