Instituti Gjyqësor i Kosovës më 18 nëntor 2010, ka realizuar një seminar ku u trajtua neni 8 i KEDNJ.
Objektivat kryesore të seminarit ishin hartuar ashtu që pas trajnimit pjesëmarrësit të janë gjendje që:
të identifikojnë se cilat marrëdhënie përbëjnë jetën private sipas konventës,
të demonstrojnë se a siguron mbikëqyrje gjyqësore dhe mbrojtje të duhur të të drejtave të njeriut neni 8 i KEDNJ.
Gjatë këtij seminari pjesëmarrësit patën rastin të diskutojnë lidhur me praktikat më të mira të Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), si dhe rreth interpretimit dhe përshtatjes së Konventës Evropiane me Ligjet e Kosovës.
Përfitues të këtij seminari ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit kundërvajtës, komunal dhe të qarkut nga të gjitha regjionet e Kosovës.
18-11-2010