Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

30-09-2019

Kodi i Procedurës Penale-Fillimi i hetimit formal dhe procedura penale

Më datë 30 Shtator dhe 01 Tetor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi i Procedurës Penale, nën moduli: “Fillimi i hetimit formal dhe procedura penale”.

Temat që po trajtohen janë: Mundësia hetuese e veçantë, Ngrirja dhe sekuestrimi si veprim procedural gjatë fazës së hetimeve, Kontrollimi dhe Sekuestrimi dhe Konfiskimi.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :