Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-12-2010

Ceremomnia e diplomimit te kandidateve per gjyqtare dhe prokurore

    

 Republika e Kosovës

  Republika Kosova/Republic of Kosovo

 Instituti Gjyqësor i Kosovës/Kosovski Institut za Pravosudje/  Kosovo Judicial Institute

    Deklaratë për shtyp

Më 03 dhjetor 2010, Instituti Gjyqësor i Kosovës organizoj ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratë së dytë të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë e cila shënoj përfundimin e trajnimeve 15 mujore të organizuara nga Instituti.

Në fjalën e tij hyrëse z. Lavdim Krasniqi, Drejtor i IGJK-së, duke iu drejtuar të pranishmëve tha se “Kanë kaluar dymbëdhjetë muaj nga diplomimi i gjeneratës së parë të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë, dhe ja ku jemi sot këtu së bashku, në të njëjtën sallë për të shënuar edhe një të arritur tjetër të Institutit Gjyqësor të Kosovës, diplomimin e gjeneratës së dytë të kandidatëve”.

Z. Krasniqi, vazhdoj fjalimin e tij duke thënë, “Kjo e arritur tregon se Instituti Gjyqësor i Kosovës është shndërruar në një institucion të qëndrueshëm në pajtim me standardet ndërkombëtare për ofrimin e arsimimit ligjor kualitativ për gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë, e në veçanti për përgatitjen e kandidatëve potencial për gjyqtarë dhe prokurorë”.

Duke përfunduar fjalën e tij, Drejtori i IGJK-së i uroj kandidatët duke i porositur “Bëhuni të barabartë, të drejtë dhe të paanshëm në secilin rast që e shqyrtoni, gjithashtu kënaquni me atë që e bëni, dhe kujtojeni atë që njëherë Nënë Tereza kishte thënë, "Jeta është sfidë, përballuni me atë".

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës z. Fejzullah Hasani i cili është edhe kryetar i Këshillit Drejtues të IGJK-së në fjalën e tij tha se “Kjo gjeneratë e kandidatëve janë fryt i punës së Institutit Gjyqësor të Kosovës në kuadër të Programit 15 mujor të Përgatitjes së gjeneratave për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj” duke vazhduar më tej ai tha “Instituti Gjyqësor i Kosovës ka para vetes shumë sfida drejt ngritjes profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve në mënyrë që të sigurohet sundimi i ligjit dhe të garantohet një jetë më e mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Në këtë ceremoni morën pjesë, Z. Jakup Krasniqi, President në detyrë i Republikës së Kosovës, Z. Fejzullah Hasani, Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, z. Ismet Kabashi, Kryeprokuror i Shtetit, z. Enver Peci, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe z. Michael J. Murphy, zv. Ambasador i SHBA-ve në Kosovë, të cilët mbajtën nga një fjalë rasti.

Në fund të kësaj ceremonie, Presidenti në detyrë i Republikës së Kosovës, Kryetari i Gjykatës Supreme, Kryeprokurori i Shtetit, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës, kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë ua shpërndanë diplomat duke u uruar sukses në realizimin e misionit të shenjtë të drejtësisë.

Shpërndaje :