Më datë 07 dhe 08 Tetor 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestare për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi i Procedurës Penale, nën moduli: “Administrimi i procedurës penale”.
Çështjet të cilat trajtohen janë: Parashtresat, afatet si dhe marrja dhe komunikimi i vendimeve, Dërgimi i shkresave, ekzekutimi i vendimeve dhe dispozitat tjera, Alternativat e dorëzimit personal (neni 477), Shkresat që duhet dorëzuar personalisht si dhe Procedura e dorëzimit dhe Dërgimi i shkresave në rrethana të veçanta.
Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
07-10-2019