Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-10-2019

Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese-Ndërmjetësimi

Më 11 Tetor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke organizuar trajnimin nga moduli: “Legjislacioni dhe shkatësitë plotësuese”, nën moduli:Ndërmjetësimi”.

Çështjet të cilat po trajtohen janë: Prioritetet dhe përfitimet e ndërmjetësimit, Qëllimi i ndërmjetësimit, Ndërmjetësimi në çështjet penale, Rëndësia e ndërmjetësimit dhe Efektet Pozitive te Ndërmjetësimit në Republikën e Kosovës.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :