Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-10-2019

Trajnimi i trajnuesve për Menaxhimi e gjykatave

Më 15-16 tetor 2019, Akademia e Drejtësisë me përkrahjen e USAID-it organizoj trajnimin me temë: “Menaxhimi i gjykatave”. Ligjërues në këtë trajnim ishte - z. Ingo Keilitz, ekspert nga USAID-i.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të udhëheqësve në gjykata në lëmin e menaxhimit.

Në ditën e parë të trajnimit u trajtuan: Menaxhimi në përgjithësi dhe menaxhimi i  gjykatës dhe prokurorisë, tiparet e një menaxheri të mirë, detyrat dhe përgjegjësitë e gjyqtarëve dhe tiparet menaxhuese dhe tendencat që duhet shmangur. Ndërsa në ditën e dytë u trajtuan: Matja e angazhimit të punëtorëve, interpretimi i të dhënave për angazhimin e punëtorëve të gjykatës dhe kërkimi i pikave të ndritshme.

Në vazhdim u potencua se me këtë trajnim synohet ngritja e kapaciteteve profesionale për pjesëmarrësit në sferën e menaxhimit i cili ngërthen organizimin dhe harmonizimin e resurseve për të arritur qëllimet e caktuara drejt sukseseve. Menaxhimi kërkon planifikim, organizim, udhëzime dhe monitorim.

Pas një shqyrtimi të gjithanshëm u ofruan përgjigje në çështjet: Si menaxhohet suksesshëm një gjykatë apo prokurori? Cilat janë parimet standarde të menaxhimit të mirë? Dhe cilat janë sfidat dhe mangësitë aktuale të menaxhimit të gjykatës dhe prokurorisë?

Në këtë trajnim u potencua se organizimi i një analize është hapi i pare më i rëndësishëm drejtë reformimit. Vula e një sistemi drejtësie me përformansë të lartë është vullneti politik dhe kapaciteti në përformansë në baza të rregullta dhe të vazhdueshme, për të përfituar njohuri dhe depërtim në realitete të reja, mundësi dhe nevoja, dhe për të kthyer njohurinë dhe këtë depërtim në strategji efektive për përmirësim.

Në vazhdim u vequa rekomandimi se “për ta matur të rëndësishmen” dhe “për të llogaritur të llogaritshmen” duke shpjeguar se ky shpreh parimin thelbësor i cili, në mënyrë që të jetë efikas, masat e performansës dhe treguesit duhet të rreshtohen me vlerat, obligimet themelore dhe faktorët kyç të suksesit të një institucioni publik. Këto të fundit në mënyrë tipike shprehen përmes deklaratës së qëllimit, vizionit dhe qëllimeve strategjike, të cilat, në kthim reflektojnë obligime të gjëra qeveritare të shprehura në ligjin për politikat publike. Fokusi duhet të jetë në rezultatet dhe arritjet, dhe jo detyrimisht ne format (burimet dhe strukturat) apo në funksionet (veprimtaritë).

Ky trajnim ofroi edhe shpjegime që kanë të bëjnë me menaxhimin e gjykatave dhe prokurorive përmes kombinimit të prezantimeve ku u trajtuan strategjitë e avancuara që kanë të bëjnë me menaxhimin e suksesshëm të gjykatave dhe prokurorive. Gjatë tërë procesit u zhvillua një qasje pragmatike e implementimit të rregullave për një menaxhim të suksesshëm dhe efektiv.

Përfitues në këtë trajnim ishin kryetarët e gjykatave, gjyqtarët mbikëqyrës të degëve, udhëheqësit e departamenteve dhe divizioneve.

Shpërndaje :