Më datën 12,15,19,26 dhe 29 tetor 2010, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Projektin për Mbështetje Drejtësisë në Kosovë (NCSC) e përkrahur nga USAID-i, në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim, realizoi disa sesione trajnuese me temën e lartpërmendur.
Gjatë trajnimeve janë trajtuar çështjet të cilat kanë të bëjnë me rëndësinë e shkrimit dhe arsyetimit ligjor, përdorimi i gjuhës ligjore dhe evolucioni i saj, hapat që duhet ndjekur për hartimin e një dokumenti ligjor dhe kategoritë e shkrimit ligjor. Gjithashtu, është trajtuar edhe metoda IRAC ( problemi, ligji, analiza, praktika) si mjet për identifikimin e problemit ligjor dhe për të analizuar atë e cila është demonstruar edhe nga ana e pjesëmarrësve përmes ushtrimeve praktike.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte hartimi dhe arsyetimi i plotë i vendimeve gjyqësore në mënyrë më cilësore në kuptim të ligjit, por edhe të rregullave drejtshkrimore.
Përfitues të këtij sesioni trajnues ishin gjyqtarë të gjykatës supreme dhe të qarkut si dhe prokurorë të prokurorisë së shtetit.
12-09-2010