Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-10-2019

Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese-Ndërmjetësimi

Më 17 Tetor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke organizuar trajnimin nga moduli: “Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese”, nën moduli: “Ndërmjetësimi”.

Temat që po trajtohen janë: Ndërmjetësimi në çështje civile, Parimet e Ndërmjetësimit, Shprehja e Vullnetit të palëve, Përparësitë dhe të Metat e Ndërmjetësimit, Natyra e rasteve civile që mund të zgjidhen përmes ndërmjetësimit dhe Statistikat e ndërmjetësimit në Kosovë 2012-2016, Analizë e statistikave.

Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :