Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-11-2010

Ballina Arkivi i Lajmeve Lajme 2013201220112010200920080 22.11.2010 Seminar : Metodologjia e Punës Juridike në Çështjet Penale

Më 22 nëntor në Klinë dhe më 23 nëntor në Prishtinë, IGJK në bashkëpunim me Programin e Binjakëzimit, një Program për Reformim të Sistemit të Arsimimit Ligjor në Kosovë (EU-LER), ka realizuar dy seminare me temë “Metodologjia e punës juridike në çështjet penale”.

Temat më të trajtuara përmes këshillave praktike nga një me përvojë nga një shtet anëtar i BE-së, ishin përgatitja e procedurës deri në gjykimin kryesor, vlerësimi i juridiksionit për një procedure konkrete, zhvillimi i gjykimit kryesor dhe çështja e vendim marrjes.

Qëllimi i këtij seminari ishte trajtimi i teknikave themelore të menaxhimit të lëndëve si dhe përdorimi i masave të veçanta në rritjen e efikasitetit të punës dhe në përshpejtimin e procedurave gjyqësore.

Përfitues të këtyre seminareve ishin gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit të qarkut dhe atij komunal nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :