Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-10-2019

Zbatimi i ligjit për Regjistrimin Civil (regjistrat e gjendjes civile, regjistrimi i mëvonshëm dhe ri - regjistrimi)

Më 23 Tetor 2019, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV) në bashkëpunim me UNHCR dhe CRPK ka realizuar trajnimi me temë “Zbatimi i ligjit për Regjistrimin Civil (regjistrat e gjendjes civile, regjistrimi i mëvonshëm dhe ri- regjistrimi)”.

Qëllimi i realizimit të këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në lidhje me organizimin e gjendjes civile në Kosovë dhe etapat e zhvillimit të saj si dhe zbatimin e drejtë të dispozitave të Ligjit mbi Gjendjen Civile.

Në kuadër të këtij trajnimi janë trajtuar dispozitat ligjore për regjistrat e gjendjes civile në Republikën e Kosovës, regjistrat e gjendjes civile – korrigjimi dhe plotësimi në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile, Regjistrimi i lindjes në bazë të dokumenteve bazë të lindjes, Regjistrimi i mëvonshëm dhe ri regjistrimi.

Trajnimi është realizuar në forme të debatit interaktiv ku janë përfshirë të gjithë pjesëmarrësit. Dilemat e parashtuara në këtë trajni janë eliminuar me përgjigjet e trajnuesve të angazhuar qoftë nga praktika gjyqësore qoftë nga ekspert te UNHCR dhe CRPK.

Përfitues të këtij trajnimi ishin: bashkëpunëtorë profesional, zyrtar ligjorë nga gjykata dhe prokuroria si dhe zyrtarë nga UNHCR dhe CRPK.

Shpërndaje :