Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-10-2019

Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese-Kodi i drejtësisë për të mitur

Më 25 Tetor 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), është duke organizuar trajnimin nga moduli: “Legjislacioni dhe shkathtësitë plotësuese”, nën moduli: “Kodi i drejtësisë për të mitur”.

Çështjet të cilat po trajtohen janë: Hyrje në Kodin e Drejtësisë për të Mitur -Parimet udhëzuese, përkufizimet, masat dhe dënimet ndaj të miturve dhe zgjedhja e tyre, parimet udhëzuese, masat dhe dënimet e zbatueshme ndaj të miturve, zgjedhja e masave dhe dënimeve të zbatueshme si dhe roli i shërbimit sprovues.

 Përfitues të trajnimit janë: Gjyqtarët e sapo emëruar (gjenerata e VII), 2019-2020.

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Shpërndaje :