Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-11-2010

Seminari : Simulim gjykimi (lëmia penale)

Më 24 nëntor 2010,  Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar një sesion trajnues praktik në formë  të një  simulimi të gjykimit nga lëmia penale.

Ndër objektivat trajnuese kryesore për ketë simulim gjykimi ishin hartuarnë mënyrë që pjesëmarrësit të jenë në gjendje që:

të zbatojnë përgatitjet konkrete për zhvillimin e një gjykimi të suksesshëm,

të klasifikojnë elementet kyçe të zhvillimit të një shqyrtimi gjyqësor,

të demonstrojnë se si bëhet një  shqyrtim gjyqësor  i një rasti penal,

të vlerësojnë se për të cilat raste mund të shtyhet shqyrtimi gjyqësor.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte trajtimi i çështjeve që kanë të bëjnë me përmirësimin e shkathtësive profesionale praktike të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përkitazi me menaxhimin sa më efikas të lëndëve dhe zvogëlimin e numrit të tyre.

Pjesëmarrës  të këtij seminari ishin gjyqtarë, prokurorë nga niveli kundërvajtës, komunal dhe të qarkut, të përfshirë nga te gjitha regjionet e Kosovës si dhe bashkëpunëtorë profesional e kandidat të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor.

Shpërndaje :