Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-11-2010

Moduli 2 - E Drejta Civile dhe Procedura Civile

Më 22, 29 tetor si dhe më 5 nëntor 2010, IGJK, në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim realizoi sesionin trajnues me temë “E Drejta Civile Materiale dhe Procedurale”.

Çështjet të cilat janë trajtuar gjatë këtij trajnimi kanë qenë ato për mjetet e jashtëzakonshme juridike si: revizioni dhe kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë, si dhe e drejta e parablerjes dhe krijimi i mundësive për një procedurë efikase me Ligjin e Procedurës Kontestimore (LPK).

Objektivë kryesore e këtyre sesioneve ishte identifikimi i rasteve dhe afateve kur mund të paraqiten mjetet e jashtëzakonshme juridike, prezantimi i arsyeve ligjore për paraqitjen e këtyre mjeteve, dhe krahasimi i të drejtës së përparësisë në blerjes me të drejtën në parablerje.

Përfitues të këtij programi trajnues ishin gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit të qarkut .

Shpërndaje :